Drejtuesja e një fuoristrade përplas furgonin e policisë, plagoset polici

Një polic ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik në orët e para të ditës së sotme.

Policia ka bërë të ditur se, një fuoristradë, e cila drejtohej nga një femër, ka përplasur një furgon policie, duke plagosur rëndë një nga efektivët e uniformave blu.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:02 minuta të mëngjesit të sotëm,  në kilometrin e 6 të autostradës Tiranë-Durrës. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se, fuoristrada  goditur nga mbrapa furgonin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë targa “Policia 1378” që ishte vendosur në një pike kontrolli.

Për shkak të përplasjes, i plagosur rëndë ka mbetur një efektivi i FNSH-së, cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës, me një mjet policie.

Mësohet se, ambulanca nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes për shkaqe të panjohura.

Punonjësi i policisë është dërguar në trajtim mjekësor intensiv në qendrën e Traumës. E dëmtuar lehtë ka mbetur edhe drejtuesja e mjetit fouristradë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button