Edhe Mirjana Najçevska thirret në bisedë informative në MPB

Pas kryetares së Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Uranija Pirovska, mësohet se edhe aktivistja për të drejtat e njeriut dhe profesoresha universitare, Mirjana Najçevska, është ftuar në bisedë informative nga Ministria e Punëve të Brendshme për nesër në ora 9, njofton Portalb.

Lajmin e ka konfirmuar “Revolucioni Laraman”, apo gjegjësisht lëvizja civile “Protestoj”, nga e cila kanë bërë thirrje që nesër në ora 8:45, në stacionin policor “Beko” në Shkup, qytetarët të mblidhen për t’u dhënë përkrahje dy aktivisteve dhe pjesëmarrëseve në protesta.

Sipas “Revolucionit Laraman”, MPB në krye me ministrin Mitko Çavkov, po bën trysni ndaj protestuesve duke i frikësuar me thirrje në bisedë informative.

Ata shtojnë se nuk e kanë ndërmend që të ndalen edhe pas presioneve nga pushteti, transmeton Portalb.

Najçevska dhe Pirova, janë të thirrura nga MPB në lidhje me shkeljen e ligjit për pastërti gjatë protestave, gjegjësisht për gjuajtje të ngjyrës, që për të cilën, në bisedë informative më parë u thirr edhe profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, dhe më pas u dënua me 50 euro. Ai është dënuar për hedhje të ngjyrës ndaj institucioneve, nga dispozitat e ligjit për pastërti.

Uranija Pirovska thirret në bisedë informative në MPB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button