Gjykatësit e Kushtetueses të “paprekshëm”, a nevojitet ligj për këtë gjykatë?

Deputeti, Pavle Trajanov, tha se gjykatësit kushtetues nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për vendimet e sjella. Sistemi juridik në Maqedoni nuk njeh as ndonjë Ligj e as ndonjë tjetër akt për punën e Gjykatës Kushtetuese, me përjashtim të Kushtetutës dhe Rregullores sipas së cilave bëhet procedura, gjithashtu nuk njeh as përgjegjësinë e gjykatësve. Ai theksoi se është i nevojshëm një Ligji për Gjykatën Kushtetuese, sepse deri më tani është dëshmuar se Gjykata e cila duhet ta ruaj Kushtetutën, shumë shpesh i ka mbrojtur interesat e partisë e jo të shtetit apo të qytetarëve, njofton TV21.

Gjykatësit kushtetues mund t’u ndalohet puna vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër penale, për të cilën parashihet dënim me burg prej 6 muajve, nëse ju merret leja për punë ose nëse ata vetë japin dorëheqje. Profesori, Temelko Risteski është i mendimit se nuk duhet t’iu merret imuniteti gjykatësve, por që duhet të përpilohet një Ligj me të cilin do të rregullohet përgjegjësia e tyre.

Gjykatësit kushtetues për vendimet e tyre nuk përgjigjen as para Parlamentit, edhe pse ai i përzgjedhë. Në praktikë, Maqedonia deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast ku ndonjë gjykatës kushtetues ka dhënë dorëheqje për shkaqe morale apo të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button