Për dhjetë muaj do të përfundojnë ndërtimet në Kuvend

Deri nga fundi i këtij vitit pritet të përfundojë ndërtimi, mbindërtimi, adaptimi dhe përforcimi i ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë. 

Pamja e re e adaptuar e objektit jashtë është shënuar me dy kube të vogla dhe një të madhe nga qelqi. Dhoma lidhëse do të hyjë në kategorinë e objekteve energjetike efikase me çka do të sigurohet kursim si gjatë ngrohjes po ashtu edhe gjatë ftohjes së saj.

“Përfundimisht me dhjetorin e vitit 2013 ka përfunduar pjesa e majtë nga hyrja kryesore e Kuvendit, Këtu hynë në suteren restoranti, në përdhese Dhoma përkujtimore e KAÇKM-së, Dhoma strugane, Banket dhoma dhe Klubi i deputetëve, lartë në këtë vertikalë janë hapësirat punuese që janë në katin e parë dhe të dytë të objektit”, deklaroi për MIA-n arkitektja e Kuvendit, Biljana Ivanovska.

Njëra nga dy kubet e vogla, me diametër prej gjashtë dhe lartësi prej tre metrave, veçmë është e gatshme për rregullim me mobilje. Dy sallat nën këto kube do të jenë me pamje të ndryshme se sallat e zakonshme për seanca të trupave kuvendorë.

“Në mbindërtimin e Kuvendit janë bërë gjashtë salla për komisione dhe rreth 80 zyre. Nën dy kubet e vogla, të cilat janë mbi hyrjen kryesore, ka dy salla për një ose për dy komisione, do të shohim. Komisionet më mirë do të punojnë pa pritur njëra të përfundojë që tjetra të fillojë”, thotë arkitektja e Kuvendit.

Salla nën kuben e madhe në aspektin konstruktiv është e gatshme dhe e mbuluar. ka sipërfaqe prej 600 metra katrorë dhe është e mbuluar me kube të madhe me diametër prej 32 metrave dhe lartësi prej nëntë metrave.

“Tani fillojmë me dyshemenë e sallës, e cila do të jetë për shumë dedikime dhe ku do të mbaheshin konferenca ndërkombëtare, pritje më të mëdha, sipas nevojave të Kuvendit”, thotë Ivanovska.

Më sendërtimin, mbindërtimin dhe adaptimin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë parashihet realizimi i 3.900 metra katrorë të rinj dhe adaptim të 840 metra katrorë.
Kuvendi me sendërtimin dhe mbindërtimin do të fitojë 119 zyre të reja, gjashtë salla për komisione dhe një sallë me shumë dedikime protokollare prej 600 metra katrorë.

Punët në objekt filluan më 1 prill 2010, realizuar kryesor është “Beton”, ndërsa pjesën për përforcimin e punojnë ekspertët nga IZIS.

Lajme të ngjashme

Back to top button