PSP: Çavkov e ka shkelur ligjin për procedurë penale

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, me shkarkimin e kryeshefit të njësitit “Alfa”, Primisllav Dimovski, e ka shkelur nenin 50 paragrafi 3 nga ligji për procedurë penale, i cili ndalon shkarkimin ose përcaktimin në vend tjetër të punës të hetuesit të emëruar me urdhër të prokurorit publik, thonë nga PSP për portalin “SDK”, transmeton Portalb.

Burimet e këtij portali, nga Prokuroria Speciale konfirmojnë se ata askush nuk i ka pyetur se a mundet të ndërrohet hetuesi Dimovski nga vendi i punës dhe t’i përcaktohet vend tjetër i punës, që është kundër ligjit. Kodi Penal qartë thotë se çdo hetues i emëruar me urdhër të prokurorit publik të Maqedonisë, punon nën kontrollin dhe urdhrin e tij në vendin e njëjtë të punës në kohëzgjatje derisa atij t’i jepet urdhër për hetim dhe derisa prokurori publik nuk e ndërron urdhrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button