Kinë, tetë të vdekur dhe katër të zhdukur nga stuhia e fuqishme

Mediat shtetërore kineze raportojnë se stuhia e fuqishme që goditi qytetin jugorë Xinjyi, prapa vetes ka lënë të paktën tetë të vdekur dhe katër të zhdukur.

Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi të shtunën se të gjithë personat e vdekur dhe të zhdukur janë raportuar nga Xinjyi, i cili është më i prekur nga stuhia, të enjten dhe të premten.

Autoritet në Xinjyi thonë se qyteti është goditur nga të reshurat më të rënda nga viti 1954, që kur llogariten të dhënat për motin. Reshjet e akumuluara kanë arritur në 46.3 litra në metër katror, në periudhën nga e enjtja në mbrëmje deri të premten pasdite, transmeton Anadolu Agency.

Për një orë janë regjistruar sasi deri në 13.3 litra në metër katror.

Bëhet e ditur se nga stuhia janë prekur rreth 540 mijë persona shtëpitë e të cilëve janë përmbytur, shkatërruar, ku gjithashtu është përmbytur toka buqësore dhe është ndërprerë trafiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button