Thaci: Kosova është më e sigurt me dy shtete fqinje në NATO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Shën Stefan të Malit të Zi, si i ftuar i homologut të tij Filip Vujanoviq, për të marrë pjesë në kremten e këtij vendi në shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë dhe anëtarësimin në NATO.

Thaçi, i shoqëruar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka thënë se Kosova është më e sigurt tani që edhe Mali i Zi i është bashkëngjitur Shqipërisë si shtet anëtar në NATO.

“E falënderova Presidentin Vujanoviq për ftesë, për përkrahjen që Mali i Zi ka dhënë për Kosovën dhe kosovarët, që nga eksodi i 1999 e deri tek njohja e pavarësisë së Kosovës. Kosova është më e sigurt tani kur kemi dy shtete anëtare të NATO-s në kufijtë tanë”, potencoi Thaçi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button