Arban Abrashi përgëzon AGK – në për zgjedhjen e drejtuesve të rinj

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në cilësinë e zëdhëniet dhe në emër të Qeverisë së Kosovës përgëzon Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, kryetarit Shkëlqim Hysenaj dhe anëtarëve të Bordit Besiana Krasniqi, Beadin Syla, Dardan Hoti, Arsim Halili, Majlinda Aliu, Taulant Qenaj, Fidan Rama dhe Valdrin Krasniqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në cilësinë e zëdhënësit dhe në emër të Qeverisë së Kosovës përgëzoj Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, kryetarit Shkëlqim Hysenaj dhe anëtarëve të Bordit Besiana Krasniqi, Beadin Syla, Dardan Hoti, Arsim Halili, Majlinda Aliu, Taulant Qenaj, Fidan Rama dhe Valdrin Krasniqi.

Qeveria e Kosovës do t’i përkrahë gazetarët në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të qenë të lirë, të pavarur dhe që të kryejnë misionin e tyre fisnik.

Qeveria e Kosovës i konsideron mediat partnerë të pazëvendësueshëm në përmbushjen e obligimeve në raport me qytetarët e vendit.

Urime dhe suksese të mëtejme!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button