Statistikat/ Si po pakësohen shqiptarët, më pak lindje, më shumë aborte…

Numri i shqiptarëve po tkurret nga dita në ditë. Raporti i fundit i Institutit të Statistikave tregon se përgjatë 2015, se abortet janë rritur më 8.5%, ndërsa lindjet kanë rënë 8% krahasuar me një vit më parë, duke bërë që ky vit të sjell në jetë 3 mijë foshnje me pak se 2014, transmeton TvKlan.

Për ekspertët e statistikave, alarmant është fakti se çiftet e reja nuk po arrijnë të zëvëndësojnë veteveten, pasi çiftet po lindin më pak se dy fëmijë.

E ndërsa lindjet kanë rënë, vdekjet kanë shënuar rritje me 8 % në 2015. Meshkujt zënë numërin më të madh të tyre.

25 mijë çifte kanë vendosur të lidhin martesë përgjatë vitit që kemi lënë pas, e në të njëtën periudhë 5255 çifte kanë kërkuar zgjidhjen e martesës. E përkthyer në shifra krahasur me vitin 2014, divorcet kanë shënuar një rritje me 24%.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button