‘PPD 2’ – Vejseli zgjidhet kryetar i PPD-së

Nga sot kemi dy PPD-ja. Njëra, e cila të enjten pasdite mbajti mbledhjen në Xhepçisht, që për kryetar zgjodhi Arben Rusin, dhe PPD-ja tjetër e cila zgjodhi mbrëmë për kryetar të partisë Abdylhadi Vejselin.

Vejseli u zgjodh për kryetar të partisë, ndërsa Nevzat Halili u zgjodh për kryetar të Kuvendit të Përgjithshëm të PPD-së, në kuvendin e mbajtur zgjedhor ku ishin të pranishëm mbi 600 pjesëmarrës. 

Pas rreth dy orë diskutimesh Kuvendi mblodhi mbi 600 nënshkrime dhe zgjodhën si Kryetar të Kuvendit Nevzat Halilin dhe kryetar për riaktivizimin  Abdyladi Vejselin.

Vejseli tha se para të pranishmëve dhe popullit shqiptar kërkon falje për mëkatet eventuale që ka bërë gjatë jetës politike. 

Ai gjithashtu kërkoje falje për bashkëpunimin me BDI-në dhe PDSH-në dhe shkrirjen e PPD-së por tha se këtë e ka bërë për të mirën e popullit shqiptarë.

Në ndërkohë, sonte në këtë kuvend themelues morën pjesë, Zemri Elezi, Mevlan Tahiri, Ramadan Idrizi, Miftar Zyberi, Hasan Jashari, Teuta Llalla dhe ish veprimtarë të tjerë të PPD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button