Çavkov emëron kryeshef të ri në SPB – Ohër
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, një ditë pasi e ka marrë funksionin, gjatë ditës së djeshme, e ka ndërruar kryeshefin e tanishëm të Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, ndërkaq në vend të tij e ka emëruar, Goce Nedevski, njofton Portalb.
Nedevski, i punësuar në SPB – Ohër, që prej kohës ka udhëhequr me departamentin për analitikë.
Më parë me këtë pozitë ka udhëhequr Sasho Smileski, i cili është u emërua nga ish ministri teknik i MPB-së, Oliver Spasovski.
Kuvendi të mërkurën, i konstatoi dorëheqjet e ministrave të LSDM-së, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski dhe në vend të tyre janë emëruar ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së që edhe më parë kanë udhëhequr me ministritë, Mitko Çavnov dhe Dime Spasov.