Prokuroria Speciale për ndryshimet e Ligjit për falje: Kyç është çdo ligj që na ndihmon

Çdo ligj që na ndihmon që pa pengesa t’i zhvillojmë hetimet ka rëndësi kyçe për ne. Kjo është përgjigjja nga kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva, në pyetjen për qëndrim dhe koment lidhur me ndryshimet në Ligjin për falje që e votoi Kuvendi e që e firmosi firmosi presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

“Një prej synimeve primare  të PSP-së është lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe çdo ligj që na mundëson pa pengesë t’i hetojmë rastet ka rëndësi kyçe për ne” thonë nga PSP.

Nga kjo Prokurori pohojnë se deri te ato kanë arritur kërkesa nga avokatët e personave të dyshuar për të cilët PSP po zhvillon hetim, për ndërprerjen e procedurës.

“Është i saktë informacioni se është kërkuar nga avokatët e të dyshuarve që të ndërpritet procedura dhe Ju njoftojnë se këto kërkesa ende janë lëndë hetimi nga ana jonë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Janevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button