Drashkoviq: Kosova është shtet, na pëlqeu apo jo

Lideri i Lëvizjes së Ripërtritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, në një intervistë për “Ekspres” ka thënë se “Kosova është e pavarur dhe kjo gjë duhet pranuar”.

Për dallim nga fryma etno-nacionaliste që mbizotëron politikën e Beogradit, Drashkoviq nuk ka e ka problem që ta pranojë realitetin e krijuar pas 17 shkurtit të vitit 2008.

Drashkoviq në intervistën e zhvilluar për të përjavshmen ka deklaruar se me këtë realitet tashmë janë pajtuar shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe se nuk e sheh problematik pranimin e këtij realiteti, “të krijuar nga Sllobodan Millosheviq”, transmeton KlanKosova.

“Kosova është e pavarur, është shtet. U pëlqeu apo jo kjo autistëve serbë. Nuk kam faj unë për këtë gjë, veç fajit që nuk e mohoj dot të vërtetën”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button