“Revolucioni Laraman”, kukulla me fytyrat e funksionarëve të dyshuar për kriminalitet

Protestuesit e “Revolucionit Laraman”, sot e kanë mbajtur protestën e 30 kundër vendimit për falje të presidentit Gjorge Ivanov dhe për, siç thonë ata, paqe dhe drejtësi, njofotn Portalb.

Fillimisht, protestuesit si zakonisht janë mbledhur përpara Prokurorisë Speciale, të cilës i kanë dhënë mbështetje më pastaj kanë shkuar drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit të Maqedonisë.

Përpara PSP-së, protestuesit kanë shpalosur disa kukulla me fytyrat e funksionarëve shtetëror të akuzuar për kriminalitet të cilët kanë qenë të veshura me rroba të burgut.

Gjatë marshutës nga PSP drejt Kuvendit, protestuesit kanë gjuajtur me ngjyrë drejt Ministrisë së Drejtësisë, në shënjestër të “Revolucionit Laraman” tanimë disa herë me radhë ka qenë edhe Porta Triumfale e Maqedonisë.

Gjatë qëndrimit përpara Kuvendit, gjithashtu është gjuajtur me ngjyrë drejt Kuvendit, dhe janë dërguar thirrje kundër pushtetit, gjegjësisht kundër koalicionit qeveritar VMRO-BDI.

Përndryshe, lëvizja e cila prej kur e solli vendimin për falje presidenti, Gjorge Ivanov, vazhdojnë të protestojnë në rrugët e qyteteve të Maqedonisë për siç thonë ata, drejtësi dhe paqe, transmeton Portalb.

Ata shtojnë se edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore, dhe vendimin e Kuvendit për shtyrje të datës së zgjedhjeve pa ndonjë datë të caktuar, protestat nuk do të ndalen sepse nuk janë plotësuar edhe 7 kërkesa tjera.

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka bërë të ditur se pa u plotësuar edhe 7 kërkesat e mëposhtme, protestat nuk do të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  6. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  7. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

13233467_1079888005416391_1231037567_n

13219676_1079889135416278_1575795374_n  13249619_1079914148747110_579528650_n 13246075_1079919132079945_2138810938_n-860x670

13250296_1079919115413280_1919406696_n

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button