Gjukanoviq: Një shkëndijë gjithmonë ndez një zjarr në Ballkan

Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq në një intervistë për politico.eu ka thënë se nëse u pëlqen apo jo të tjerëve, me theks te Rusia, ai ka vendosur që vendin ta drejtojë drejt Perëndimit.

Teksa ka folur për gjendjen në rajon, ai ka thënë se Serbia dhe Kosova janë duke dialoguar, por që këto bisedime do të zgjasin për të krijuar një marrëdhënie mes tyre, transmeton koha.net

“Një shkëndijë gjithmonë ndez një zjarr në Ballkan. Është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit që të ndihmojnë Bosnjën të jetë një shtet funksional; që Beogradi dhe Prishtina të dialogojnë dhe të hiqet bllokada e hyrjes së Maqedonisë në BE dhe NATO”, ka thënë Gjukanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button