Zbardhet paga e Shkëlzen Gashit, ja sa paguhet

Shkëlzen Gashi është në mesin e 15 lojtarëve më të paguar në kampionatin amerikan. Sipas të dhënave zyrtare, sulmuesi i kombëtares kuqezi përfiton rreth 1.475.000 euro në vit, shkruan Top Channel.

Kjo e bën atë të renditet në vendin e 14 në klasifikimin e lojtarëve më të paguar. Deri më tani Gashi ishte më i paguari tek skuadra e tij Colorado, por gjërat do të ndryshojnë në vazhdim.

Marrëveshja që ka arritur Colorado me portierin amerikan Tim Howard, që i dha lamtumirën anglezëve të Everton, ka bërë që veterani të jetë më i paguari tek Colorado me rreth 2.300.000 në vit, duke zbritur shqiptarin në vendin e dytë.

Lojtari më i paguar në kampionatin amerikan është braziliani Kaka që përfiton mbi 6 milionë euro, ndërsa në “Top 5” janë edhe Sebastian Giovinco, Michael Bradley, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

Para Gashit renditen edhe emra të mëdhenj si Andrea Pirlo (6), David Villa (7), Robbie Keane (11) dhe Didier Drogba (13).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button