Gashi, “Lojtari i Muajit” te Colorado

Shkëlzen Gashi shton koleksionin e çmimeve individuale në Major League Soçer. Sulmuesi shqiptar u përzgjodh si “Lojtari i Muajit Tetor” te Colorado Rapids, duke fituar anketën e organizuar nga faqja zyrtare e klubit amerikan me tifozët.

Kuqeziu fitoi garën përballë dy shokëve të repartit sulmues, yllit irlandez Kevin Doyle dhe senegalezit Dominique Badji. Në pesë ndeshjet e luajtura nga skuadra nga Denveri gjatë muajit Tetor, Gashi ishte titullar, duke shënuar edhe dy gola në portën e Houston Dynamo-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button