Zaev deri te Hrout: Falja duhet të pezullohet për të gjithë, e jo vetëm për disa individë

Kryetari i LSDM-­së Zoran Zaev dje u takua me Robert de Hrout, drejtor i përgjithshëm për bashkëpunim evropian dhe zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, transmeton Portalb.

Në takim, siç njofton LSDM-­ja, është biseduar për gjendjen aktuale politike në vend dhe thellimin e krizës pas vendimit për abolim apo falje nga ana e Gjorge Ivanovit. LSDM­-ja, siç ka theksuar Zaev, mbetet në qëndrimet parimore dhe e përkushtuar në proceset për kthim të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë në Republikën e Maqedonisë.

“Në Maqedoni duhet të kthehen drejtësia, liria, demokracia, qeverisja e të drejtës dhe vlerat evropiane. Secili që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet, ky është parim demokratik. Falja duhet të pezullohet për të gjithë, e jo vetëm për disa individë”, ka theksuar Zaev.

Sipas tij, vetëm me pastrim të tërësishëm të Listës zgjedhore, reforma në media dhe ndarje të shtetit nga partia mund të ketë zgjedhje të rregullta në vend. Zaev dhe Hrout janë pajtuar se Maqedonia sa më shpejt duhet ta vazhdojë rrugën drejt BE­-së dhe NATO­-s, ndërsa është e mundur vetëm përmes zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button