Zanetti: Interi është dashuria ime

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se Interi gjithmonë do të jetë në zemrën e tij dhe se është gjithmonë falënderues për atë që i ka dhënë klubi në 20 vitet e fundit.

“Ka tash e 20 vjet që unë kam qenë aktiv në botën e futbollit. Jam end ekrenar që i takoj këtij klubi fantastik dhe ende dua të jem pjesë e tij.

“Lidhja ime me Interin është dashuri e përjetshme, definitivisht. Këto janë ndjenjat e mia të sinqerta për këtë klub, si për familjen e Morattit ashtu edhe për tifozët”.

“Ishte dashuri në shikim të parë dhe ndjenja është rritur edhe më shumë duke kaluar nga dita në ditë dhe nga viti në vit. Respekti që më është dhënë do të thotë shumë për mua”.

“Unë dua që deri në vdekje të jem pjesë e kësaj familje të mrekullueshme edhe pasi të pensionohem. Një gjë është e sigurt: unë gjithmonë dua që t’i shërbej në dobi këtij klubi”, ka thënë Zanetti.

Lajme të ngjashme

Back to top button