Karamarko: Serbia po i shkelë standardet e BE-së

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kroacisë dhe kryetari i partisë konservatore, HDZ, Tomislav Karamarko, është i mendimit se vendimi i autoriteteve në Serbi për të mos dorëzuar në Hagë tre zyrtarë të Partisë Radikale Serbe, paraqet një shkelje të standardeve të Bashkimit Evropian, transmeton TV21.

I pyetur nga një gazetar se a është vendimi për të mos dorëzuar në Hagë tre zyrtarë të radikalëve një dëshmi se Serbia nuk po funksionon si shtet ligjor dhe se me këto veprime po nxitë Kroacinë që të bllokojë negociatat e Serbisë për anëtarësim në union, Karamarko u përgjigj se pajtohet plotësisht me këtë konstatim të tij.

Duke kujtuar se Kroacia ka kaluar nëpër një situatë të ngjashme, Zagrebi ka qenë i detyruar të përmbushë kërkesat, sa do të dhimbshme që ishin ato të Bashkimit Evropian për tu anëtarësuar në union.

Karamarko qartësoi se Serbia nuk mund të shkelë standardet e unionit dhe se kriminelët e Vojislav Sheshelit duhet të dërgohen në Hagë dhe të përgjigjen për krimet që kanë kryer në Kroaci gjatë luftës.

Reagimi i Karamarkos pasoi pasi që Serbia njoftoi Tribunalin në Hagë për vendimin e Gjykatës në Beograd se në bazë të ligjit për bashkëpunimin e Serbisë me këtë Tribunal nuk janë krijuar kushtet për dorëzimin e tre zyrtarëve të Partisë Radikale Serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button