Blushi sfidon Ramën: “Çohu e fol, o frikacak” (VIDEO)

Pasi denoncoi një kërcënim të ardhur nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe i kërkoi kryeministrit Rama që të shprehej nëse do të vazhdonte ta mbronte Roshin, deputeti Ben Blushi i kërkoi Edi Ramës të shprehej për këtë rast të rëndë.

Blushi i kërkoi të shprehej Ramës nëse ky kërcënim vinte në emër të tij. Pas fjalimit ai u ul në sallë dhe i kërkoi Ramës të fliste. “Hë pra çohu, fol. Pse s’flet? Çohu e fol, o frikacak. Fol, o frikacak”, iu drejtua deputeti socialist, Ramës, i cili nuk replikoi, por qëndroi i pezmatuar në heshtje në vendin e tij, transmeton Lapsi.al

Për më shumë shihni videon.


Blushi sfidon Ramen. Cohu e fol o frikacak by lapsi-al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button