Gjendja e mjerueshme e rinisë shqiptare dhe Lista e Shangait

Njeriu në çdo moshë duhet të ketë një arsye, një shpres që e ngroh rrugës drejt qellimit dhe ia mundëson t’i lidhë brigjet e jetes.

Të gjithë ne themi se rinia është ardhmëria e një populli, por që të gjithë ne shumë pak punojmë për ardhmërinë e popullit.

Sa më e shëndoshë të jetë rinia e jonë aq më shumë merita për të kanë më të moshuarit, respektivisht gjeneratat që i prijnë asaj rinie. Për të pasur rini të shëndoshë, në edukimin e tyre rol permanent kanë familja – prindërit, rrethi familjar më i gjerë, shkolla dhe mësuesi, pastaj institucionet tjera përfshirë edhe rrugën.

Është e vërtetë se të gjithë ne herë herë ankohemi në mos edukimin e gjeneratës së re, por askush nga ne nuk pranon fajin që i takon. duke shikuar përpara duke kryer arsimin,duke ndërtuar personalitetin,duke shikuar më larg seq duhet ne ndërtojmë ardhmerinë,pasi që e dim se ne rinia jemi hapi kryesor për nje ardhmeri sa me te mir,me te sigurt dhe të shëndosh.

Me qenë se po jetojmë në një kohë dinamike ku edukimi shpirtërorë e ka humbur peshën e vet, e cila krahas të mirave materiale që po i sjell për botën njerëzore, po paraqiten edhe anomali dhe fenomene që jo vetëm dëmtojnë por mund të jetë edhe katastrofë për ardhmerinë tonë, andaj rinia e jonë ka nevojë të ris nivelin e arsimimit dhe edukimit jo vetëm fizik por edhe shpirtërorë, të gjendet sa më afër librit, leximit, shkollës, dhe sa më larg anomalive shkatërruese që po paraqiten në shoqërinë tonë në jetën e përditshme.

Rinia e shqiptarëve në Maqedoni, është pothuajse jo shpresëdhënëse për një të ardhme të shëndoshë. Po e dëshmoj këtë me  fjalimin e thënë të analistit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti: ‘‘Mjaftë doktoruam, është koha të lexojmë pak’’.

Duke llogaritur faktin se shumica e rinis shqiptare të Maqedonisë janë të regjistruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, universitet i cili është ranguar në vendin e 13-të sipas Listës së Shanghait, gjë që e bënë të ditur dështimin e rinisë tone.

Shqiptarët nuk do mund të punësohen nëpër poste publike, administrat dhe poste të tjera, dhe kështu do kemi dështim total në mirëfilljen e kësaj rinie. Gjëja që të bënë më të pashpresë është reagimi i studenteve shqiptarë, të cilët në fakt as që reagojnë e as që janë të shqetësuar rreth këtij fakti, ose ndoshta ende nuk e kanë kuptuar me seriozitet situatën në të cilën gjenden. Megjithatë, besoj se herët ose vonë do të zgjohen nga gjumi, do të kërkojnë llogari nga universisteti për gjendjen e tyre, dhe jam shumë e sigurtë se një ditë do t’i bëjnë ballë etnitetit tjetër me dituri, shkrim dhe lexim dhe do të përgënjeshtrojnë Listën e Shanghait, do të dëshmojnë se janë studentët më cilësorë, me renome shumë të lartë në vend por nevojitet pak kohë për këtë.  
Pra, porosia ime për rinin në një ardhmëri sa më të mir është ta shfrytëzoj kohën në maksimum, sepse po nuk e shfrytëzove ti atë, ajo të shfrytëzon ty. Koha është sendi më i lirë që nuk mund ta blesh asnjëherë. Ardhmëria nga ne kërkon vetëm mjek , inxhinier, mësues, pedagog, astronom etj, të ngritur. Pra e nderuara rini, koha është dhurata më e shtrenjtë për ju, shfrytëzo me mençuri, që mos t’ju shfrytëzoj ajo juve pa mëshirë.


Lajme të ngjashme

Back to top button