FRODEM: Ivanov, ta tërheqë sot faljen!

Partia FRODEM, i bën thirrje presidentit, Gjorge Ivanov, që sot të mbledhë guxim dhe përfundimisht ta tërheqë vendimin e 12 prillit, me të cilin i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre, njofton Portalb.

Ata kërkojnë nga Ivanov, që sipas tyre, të paktën të tregojë patriotizëm deklarativ për tërheqjen e faljes së paligjshme.

Për FRODEM, shkarkimi i ministrave të LSDM-së, është shkelje e drejtpërdrejt e Marrëveshjes së Përzhinos.

“Marrëveshja e Përzhinos është e vdekur. Deri në kohën e zgjedhjeve, VMRO-DPMNE nëpërmjet MPB-së, do t’i frikësojë qytetarët. Qëllimi është i qartë, nëpërmjet policisë ata do të burgosin persona që nuk mendojnë si ata, do të montojnë raste të reja politike, do ta kontrollojnë gjyqësorin dhe do t’i pamundësojnë Prokurorisë Speciale të punojë siç duhet”, thuhet në reagimin e FRODEM-it. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button