De Biasi: I kam dërguar një mijë mesazhe Januzajt

Nëse për Etirt Berishën ka shumë optimizëm dhe biseda është mjaft pozitive, për Adnan Januzajn ndodh krejt e kundërta dhe kjo ia ndryshon menjëherë humorin trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasit.

“I kam dërguar një mijë mesazhe dhe nuk më është përgjigjur kurrë…”, ka qenë deklarata e prerë e tij, duke lënë të kuptohet se talenti kosovar i Manchester Unitedit ka pak shanse që të zgjedhë Shqipërinë në të ardhmen.

Ndërkaq, De Bisai e përkufizon si “të egër” qëndrimin e Berishës në portë dhe, sipas tij, ai vetëm do të përmirësohet. “Të luante titullar në derbi ishte një ngjarje e madhe për të, dhe Berisha nuk zhgënjeu. Qëndrimi dhe sjellja e tij në kuadratin e portës janë të egra, por kjo e përmirëson atë. Jam i bindur që te Lazio do të përmirësohet shumë në të ardhmen”, ka thënë De Biasi për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button