“UNITETI” Përshëndetë vendimin e gjyqit kushtetues

UNITETI përshëndetë vendimin unanim të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimit për shpërbërje të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor.

“Ky vendim tregon se shumica parlamentare VMRO-BDI në mënyrë antikushtetuese shpërbëri Kuvendin dhe caktoi zgjedhjet. Nën presion të madh ndërkombëtar dhe nën presion të madh të opinionit vendas, VMRO urdhëroi, ndërsa BDI inicoi tërheqjen e këtij vendimi nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Kjo vetëm vërtetoi se të gjitha institucionet shtetërore por edhe Gjykata Kushtetuese janë nën kontroll të plotë të partisë. UNITETI edhe njëherë kërkon nga partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos sa më shpejtë të zbatojnë të njëjtën si dhe kërkesat nga Raporti i Pribesë, ndërsa faktori ndërkombëtarë ta mbikëqyrë nga afër zbatimin e këtyre çështjeve dhe pastaj të caktohet data për zgjedhje. Njëkohësisht, edhe një herë kërkojmë që menjëherë të anulohet vendimi i Ivanovit për falje kolektive të pushtetarëve dhe t’i mundësohet Prokurorisë Speciale të vazhdojë me punën e saj”, thuhet në reagimin e partisë UNITETIT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button