Dibranët i përgjigjen aksionit për dhurimin e gjakut në Kryqin e Kuq

“Kryqi i kuq i Dibrës filloi me aksionin e parë për dhurimin vullnetar të gjakut, ku  30 dibranë  dhuruan gjakun e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish” vlerësoi sekretari i Kryqit të kuq, Isni Telqiu.
 
Këtij aksioni iu bashkëngjitën gjashtë  dhurues të tjerë të  gjakut, po  në saj të gjendjes jo të mirë shëndetësore, shtypjes së lartë, mjeku nuk u lejoi të dhurojnë gjak. Gjatë këtij viti do të ketë nëntë aksione për dhurimin vullnetar të gjakut , por e gjitha kjo edhe në saj të interesimit të madh nga ana e dhuruesve të gjakut, si nevojë e patjetërsueshme për të sëmurët, thekson Telqiu.

Plani vjetor i sivjetmë parashihet të jetë deri në 747 njësi gjaku, ka shanse  edhe të tejkalohet , ndërkaq sa i takon  planit vjetor të vitit të kaluar i njëjti është tejkaluar për dymbëdhjetë për qind. Sipas sekretarit Telqiu, gjaku i grumbulluar shërben për të shpëtuar jetë njerëzish kur bëhet fjalë për ndonjë aksident, ndërhyrje kirurgjikale me hemorragji, por në shumë raste gjaku përdoret edhe për sëmundje të tjera si  anemia, hemofilia, talasemia, anemitë hemolitike etj. Gjithashtu gjaku i këtillë shërben për të sëmurët nga  Sida dhe hepatitin, theksoi Telqiu.

Fitim Alili, Kryetari i kryqit të kuq në Dibër, thekson se dhuruesit e gjakut në qytetin e Dibrës shtohen dita ditës dhe kryejnë një veprim human dhe solidar sepse në këtë mënyrë mund të shpëtojmë jetë njerëzish . Gjaku është dhurata më e çmuar që ne mund t’i dhurojmë njeriut në rast nevoje, theksoi Alili.

Lajme të ngjashme

Back to top button