Përgjimet, Fleckenstein: Nëse ekzistojnë vërtetë shqetësuese

Ekzistenca e një pajisjeje përgjimi në zyrat e Policisë së Shtetit nëse do të rezultonte e vërtetë për Raportuesin e Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein është vërtet shqetësuese. Këtë deklaratë ai e bëri nga Shkodra, ku mori pjesë në një takim me studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Knut Fleckenstein – Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Nëse egziston, atëherë është vertetë shqetësuese, por unë nuk kam shumë informacion në lidhje me këtë”.

Fleckenstein foli edhe për Reformën në Drejtësi dhe tha se kishte marrë garanci nga klasa politike që javën e ardhshme do të miratohet drafti i ndryshimeve kushtetuese.

Knut Fleckenstein – Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Reforma në Drejtësi është shumë e rëndësishme. Brenda javës që vjen, mund të miratohet. Kam marrë garancinë e politikanëve shqiptarë”.

Por Fleckenstein surprizoi më tej me deklaratën e tij kur tha se, ata që po përpiqen ta bllokojnë Reformën në Drejtësi janë individë të veçantë, emrat e të cilave, sipas tij i di dhe e brenda gjashtë javëve do t’i mësojnë edhe shqiptarët.

Knut Fleckenstein – Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Disa emra i kam në kokën time, që janë kundër Reformës, por partitë janë “pro”. Pas 6 javësh do e shikojmë se kush ka patur vetëm fjalë. Reforma në Drejtësi nuk bën fjalë që të shpëtojnë kokat e tyre, por në cilin vend do të jetë Shqipëria. Të kemi gjyqtarë të pavarur dhe jo të kapur. Brenda 6 javëve ju do merrni vesh nëqoftëse ky vend drejtohet nga politikanë të vërtetë apo njerëz të tjerë që nuk i keni votuar”.

Deklarata e zyrtarit të lartë të Parlamentit Europian vjen në një kohë kur maxhoranca e opozita vijojnë të jenë larg një konsensusi për një sërë çështjesh politike në draftin e ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Paraditen e të mërkurës ekspertët e Partisë Demokratike propozuan reduktimin nga 11 në 7 organe të reja në kuadër të riorganizimit të sistemit të drejtësisë, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button