Selektoni bateritë, ata dëmtojnë shëndetin

Projekti ‘Gou Klin’ për selektimin e baterive të harxhuara i cili ka filluar që nga viti 2011, me iniciativë të Ambasadës së Norvegjisë do të vazhdon edhe sivjet.

Qëllimi i këtij projekti është ngritja e vetëdijes tek të rrinjët por edhe tek qytetarët për atë se sa janë të dëmshme bateritë për shëndetin e njeriut. Sipas zëvëndës ministrit të ekologjisë Stevo Temelkovski në këtë projekt janë të kyqur shtatë komuna dhe 76 shkolla.

“Projekti është i përbërë prej 3 shtyllave. Shtylla e parë ka të bëjë me përforëcimin e kapaciteteve nëpër komuna, e dyta për aktivizimin e të rrinjëve dhe e treta fushatë dhe gara nëpër shkolla dhe komuna  për mbledhjen e baterive’, tha Temelkov duke shtuar se deri më tani janë vendosur rreth 150 koshe për reciklim.

Ndryshe bateritë përmbajnë metale të rënda si zhivë, nikël, plumb të cilat janë të rezikshëm për shëndetin e njeriut. Në qoftë se i hedhim së bashku me mbeturinat e llojeve të tjera ato do të gjenden në depot lokale. Gjatë korozionit metalet lëshojnë lëng, dhe përmes ujërave nëntokësorë transportohen në truallin, ku kultivojmë prodhime bujqësore./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button