Shkalla e papunësisë 5.1% në Londër
Shkalla e papunësisë mbetet e qëndrueshme me 5.1 për qind në Britaninë e Madhe gjatë periudhës tre mujore të regjistruar deri në fund të muajit mars, ose në nivelin e saj më të ulët në 10 vitet e fundit, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).
Gjatë kësaj periudhë janë regjistruar rreth 1,69 milionë persona që duan të punësohen, ose shumë më pak se i njëjti numër i shënuar në fund të dhjetorit. Në të njëjtin hark kohor 31.58 milionë persona janë punësuar, ose 44.000 më shumë se nga periudha tetor-dhjetor.
Në mesin e personave të punësuar, 73.2 për qind janë me kohë të plotë dhe 26.8 për qind me kohë të pjesshme.
Pagat (me sigurimet e përfshira) u rritën me 2,0 për qind brenda vitit, ndërsa inflacioni shënoi rritje të lehtë, një nivel më të lartë se zero (+0,5 për qind në mars), gjithashtu edhe fuqia blerëse shënoi rritje, transmeton Telegrafi.