Veljanovski për sot ka caktuar seancë në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, për sot në orën 16:00 ka caktuar seancë në Kuvend, njofton Portalb. Ai nëpërmjet kumtesës e informoi se vendimi për thirrjen e Kuvendit të Maqedonisë e ka sjellë në bazë të vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke e pasur parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e informoj opinionin e Maqedonisë se në bazë të kompetencave të definuara me Kushtetutën e shëtit, për sot, 18 maj të vitit 2016, në ora 16:00 kam caktuar seancën e 101 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, dua që të shprehë besimin tim të thellë se zhvillimi i proceseve demokratike në Maqedoni më së miri mund të bëhet në Parlamentit e Maqedonisë, për këtë arsye u bëj thirrje deputetëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake që të marrin pjesë në këtë seancë”, thuhet në thirrjen e kryeparlamentarit Veljanovski, duke shtuar se zgjidhja e krizës mund të arrihet vetëm mes marrëdhënieve të përbashkëta të faktorëve relevant në drejtim të zbatimit të prioriteteve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE si dhe zhvillimin e lidhjeve strategjike me SHBA-në”. /Portalb

LEXO: Gjykata Kushtetuese stopon veprimet për zgjedhjet më 5 qershor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button