Graviteti i pusit: Forcat tërheqëse zgjidhje e vetme nga kriza

Urtësia tradicionale, e bazuar tërrësisht edhe në analiza shkencore, thekson se konfiktet paraqiten kur njerëzit ndjejnë se interesat ose nevojat e tyre respektive janë jokompatibile. Çaktivizimi i konfliktit nënkupton eliminim të jokompatibilitetit të perceptuar, dhe krijimi i kushteve që ushqen qëllimet dhe vlerat e zakonshme. Një konflikt pa fund nuk i shërben askujt. Ky lloj konflikti pa fund shter resurset e të dyja palëve, harxhon energji, dhe pakëson kapitalin njerëzor duke qenë në shërbim të përpjekjeve të kota.

Nënkuptohet, zgjidhja e konfliktit nuk është një punë e lehtë. Ballafaqimet antagoniste që dalin nga interesat jokompatibile shkaktojnë një dëm të pariparueshëm për të dyja palët. Relacionet ndërmjet palëve në konflikt arrijnë kulminacionin në moment kur shndërrohen në “konflikte të thella.” Konfliktet e tilla bëhen ekstremisht të dëmshme duke treguar rezistencë të dukshme ndaj intervenimeve, qoft edhe para logjikimeve racionale, që në shikim të parë duken se do të mund të çaktivizojnë armiqësitë. Kjo mospërfillje ndaj racionalitetit sugjeron se “konfliktet e thella” më shumë tregojnë rreth psikologjisë sesa rreth realitetit objektiv. Një “konflikt i thellë” është ai konflikt që është bë i ngulitur në mekanizmat kognitive, emocionale, dhe socio-strukturore. Konflikti bëhet fokus primar i mendimeve, ndjenjave, dhe veprimeve të palëve në konflikt, dhe në këtë mënyrë konflikti vepron si një gravitet pusi, ku forcat tërheqëse të këtij graviteti tërheqin të gjitha pamjet mentale, biheviorale, dhe sociale. Në moment kur palët rëshqasin në këtë pus, dalja kërkon dëshirë dhe energji të jashtëzakonshme saqë bëhet e pamundëshme për t’u arritur. Ky skenar i thjeshtë i “konflikteve të thella,” që tërhiqet nga metafora e gravitetit të pusit, ngërthen në vete paralele të qarta me një sërrë fenomenesh, jo vetëm në shkencat shoqërore, por edhe në ato fizike. Kjo perspektivë, që nënvizon “teorinë e sistemeve dinamike” dhe modeleve komplekse, nënkupton një organizim të pashmangshëm dhe spontan të elementeve diskrete në modele globale, që në moment kur formohen atëherë rezistojnë përçarje dhe tentime tjerra të ndryshimit. Edhe një fenomen mjaft i paqëndrueshëm, si tornadoja, tufë karkalecash, ose turmë njerëzish në rrugët e Meksiko Sitit, mund të shikohen si koordinim i elementeve dhe forcave të një entiteti të rregullimit të lartë që bëhen të vetqëndrueshëm dhe të organizuar.

Çelësi për të kuptuar gjenezën e “konflikteve të thella” përqëndrohet në nocionin e “forcave tërheqëse.” Një forcë tërheqëse i referohet një strukture, modeli, besimi, ndjenje, mendimi, qëllimi, etj., që palët në konflikt “tërhiqen,” me dëshirë apo pa dëshirë, nga forca e gravitetit që ngërthejnë në vete këto “forca tërheqëse.” Kur dinamikat e sistemit udhëhiqen nga një “forcë tërheqëse,” atëherë, sistemi është rezistues ndaj ndikimeve shqetësuese të një situate të ndryshme. Një faktor i jashtëm mund të promovoj një ndryshim të përkohshëm në gjendjen e një sistemi, por me kalimin e kohës sistemi do t’i rikthehet “forcës tërheqëse” origjinale. Një shembull të një “force tërheqëse” të një sistemi më të thjeshtë është sjellja e lavjerësit të orës ku pavarsisht shtytjes që i bëhet në fillim për të lëviz, me kalimin e kohës do të qetësohet te forca tërheqëse që e tërheq poshtë që të lëviz në bazë të forcës së gravitetit.

Për të ilustruar më mirë këtë koncept, atëherë do të marrim për bazë krizën e thellë në Maqedoni. Kriza e thellë në vend mund lirisht të trajtohet si një “forcë tërheqëse” që ka thith mbrenda forcës gravitacionale të saj të gjith shtetin, duke përfshi edhe një pjesë të konsiderueshme të komunitetit ndërkombëtarë. Kjo krizë e thellë reflekton një “forcë tërheqëse” të fuqishme me një pellg të zgjeruar të “tërheqjes,” sepse në sipërfaqe janë paraqitur një sërrë fenomenesh ku secila në vete ka fuqi tërheqëse të “tërheq” palët në konflikt këndej apo andej, varësisht prej forcës gravitacionale të fenomeneve. Fuqia e këtyre forcave tërheqëse reflekton kapacitetin e orientimit koherent kognitiv dhe bihevioral, nëmes palëve në konflikt. Për një simplifikim më të mirë, orientimi i palëve në këtë konflikt të thellë lëviz drejtë forcave gravitacionale të tërheqjes që nënkupton “sundimi i së drejtës,” “demokracia,” “llogaridhënia,” “përgjegjësia,” “burgosja,” “marrja e pushtetit,” nga njëra anë, dhe “ngelja në pushtet,” “manipulimi,” “strehimi,” “zgjedhjet,” “pasuria,” “status kvo-ja,” nga ana tjetër, si forca tërheqëse mjaft të fuqishme që “tërheqin” palët me shpejtësinë e gravitacionit të pusit. Kur një konflikt kaq destruktiv shoqërohet me “forca tërheqëse” të kësaj natyre, orvajtjet për të adresuar gjendjen aktuale të konfliktit korrespondon me shtytjen e topit përpjetë. Kjo shtytje e topit përpjetë, jo vetëm që kërkon një orvajtje të konsiderueshme, por gjithashtu gjasat janë reale se do të jetë e kotë, sepse në moment kur forca shtytëse qetësohet, topi sërrisht do të rrokulliset te forca bazë që e tërheq.

Kjo situatë korespondon me disa marrëveshje, si ajo e Përzhinës, të iniciuara me një kosto të lartë nga ana e komunitetit ndërkombëtarë, që përfundimisht prishen pasi që depërtimet fillestare qetësohen nga “forcat tërheqëse” origjinale. Një “forcë tërheqëse” me pellg të zgjeruar si kjo e Maqedonisë, nënkupton se një sërrë ideshë dhe veprimeve të shumëta përfundimisht do të evulojnë kah modeli dominant mental dhe bihevioral që i karakterizon palët në konflikt, që nënkupton rruatje të “status kvosë,” ose “protesta” të përditëshme, deri në rrëzimin e këtij pushteti. Kriza e thellë në Maqedoni sugjeron se shkaqet më të dukshme të një konflikti të thellë – kompeticioni rreth resurseve të pakëta, dallimet ideologjike, dhe të ngjajshme – nuk janë detyrimisht faktorët kritik për të kuptuar gjenezën, dhe zgjidhjen e konflikteve të tilla. Të gjith duhet të kuptojmë se shkaqet e dukshme por edhe ato të padukshme nuk duhet trajtuar si të parëndësishme, por duhet trajtuar me vëmendje në kuadër të kontekstit të dinamikës bazike që shpesh janë të padukshme edhe për obzervuesit edhe për palët e involvuar në konflikt. Atëherë, zgjidhja e kësaj krize të thellë në Maqedoni është i barabartë me ndryshimin e sistemeve të “forcave tërheqëse.” Kjo mund të arrihet vetëm përmes çmontimit të një “force tërheqëse” për konflikt, dhe promovim të nxjerrjes së një “force të re tërheqëse,” ku forca e gravitacionit është shumë më e fuqishme se forca tërheqëse paraprake. Në të kundërtën, Maqedonia do të vazhdoj të ngel në bunarë me pasoja të rënda për popullin sepse nuk ka energji të mjaftueshme për të dalë nga ky bunarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button