Izraeli sulme ajrore në Rripin e Gazës

Izraeli ka kryer dy sulme ajrore në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të së martës, por nuk raportohet për të plagosur.

Sipas agjencisë “Anadolu”, avioni izraelit goditi në një zonë afër termocentralit të vetëm në Gaza, duke mos shkaktuar viktima.

Pak më vonë, avionët izraelitë bombarduan një zonë të pabanuar në jug të Rripit të Gazës, pranë kampit të trajnimit të Brigadës Ezzedeen Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit të rezistencës Hamas, ku gjithashtu nuk raportohet për viktima apo të plagosur.

Avionët izraelitë me javë të tëra kanë vënë në shënjestër luftëtarët palestinezë, duke kthyer politikën vrasëse të Izraelit.

Në nëntor të vitit 2012, Izraeli nënshkruan një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti me grupet e rezistencës në Gaza.

Armëpushimi u pasua nga tetë ditë të bastisjeve të dhunshme izraelite në Gaza, ku mbetën rreth 190 palestinezë të vdekur dhe më shumë se 1.500 të plagosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button