Gjykata Kushtetuese sot do të diskutojë për kushtetutshmërinë e shpërbërjes së Kuvendit

Gjykata Kushtetuese nesër në ora 09:00, sot të mbajë seancë në të cilën do të diskutojë për iniciativën të cilën e ka paraqitur deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi në lidhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e shpërbërjes së Kuvendit, njofton Portalb.

Informata është e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese prej dje. Përndryshe, është ndërruar i tërë rendi i ditës i seancës së sotme, i caktuar më herët dhe për sot është vetëm një pikë “Vendimi për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 9/2016 dhe 33/2016).

Gjykata Kushtetuese është në gjendje të “gatishmërisë së plotë”, kështu tregojnë informatat e gazetës “Utrinski”, transmeton Portalb.

Të premten iniciativën e ka paraqitur BDI, me të cilën kërkohet vlerësim i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpërbërjen e Kuvendit. Ndërkaq, përpara dhjetëra ditëve është paraqitur edhe iniciativa me të cilët kërkohet vlerësimi i nenit kontestues të ligjit për falje.

Pas iniciativës për nenin kontestues, gjegjësisht nenin 11 të ligjit për falje, i cili është i vërtetuar në Gjykatën Kushtetuese nën numrin arkivor 96, qëndron shkupjani Milivoj Micevski.

Ky nen ka shkaktuar reagime në publik, sepse juristë të shumtë thonë që nuk ekziston në rendin juridik, sepse është fshirë nga rendi ligjor, gjatë ndryshimeve ligjore në vitin 2009, që para dy muajve i shfuqizoi mu Gjykata Kushtetuese.

Në pyetjen se a është e saktë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e ka anuluar vizitën zyrtare në Rusi, për shkak të nevojës që të veprojë menjëherë në këto iniciativa, Filipovska nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete.

“Nuk mund të komentoj diçka të tillë. Ka ndodhur edhe më herët që të anulohen vizitat për arsye të ndryshe”, tha Filipovska.

Edhe për skaj arsyeve që të relativizohen arsyet e anulimit të vizitës, megjithatë, informatat e “Utrinskit” thonë që Gjykata Kushtetuese është në “gatishmëri të plotë”. Jo-zyrtarisht flitet se lëndën për vetë-shpërbërjen e Kuvendit e ka marrë gjykatësi kushtetues, Ismail Dardhishta, ish ministër i Drejtësisë nga radhët e BDI-së.

Është interesante se si do të pozicionohet gjykatësi në lidhje me këtë iniciativë i cili vjen nga radhët e partisë amë, i cili njëherë u deklarua kundër qëndrimit të shumicës së gjykatësve për vendimin për vetë-shpërbërje, por edhe rreth faljes. Në të dy rastet, vendimet janë sjellë me vota 5 “për” dhe 4 “kundër”. Në taborin që kanë votuar kundër përveç Ismail Dardhishtës bëjnë pjesë edhe gjykatësit kushtetues Natasha – Gaber Damjanovska, Gzime Starova dhe Sali Murati. /Portalb

Gjykata Kushtetuese në gjendje të “gatishmërisë së plotë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button