Me dru e gurë ndaj ministreshës Remenski!

[Recension: Prindërit nga komuna e Ilindenit të revoltuar: Remenski nuk e nënshkruan aktvendimin për kryerje të veprimtarisë për çerdhen e re]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni tregon me gisht kah ministresha teknike për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski, si “fajtore” e vetme për mosfunksionimin e çerdhjes së re në komunën e Ilindenit. Mirëpo, për akuzat e këtilla nuk ofrohet asnjë argument i qëndrueshëm, por si “dëshmi” e vetme ofrohen deklaratat e prindërve.

Deklaratat e tyre, pa dyshim, janë të rëndësishme për këtë tregim. Mirëpo, pavarësisht nga ajo se prindërit ballafaqohen me problem real (ruajtjen-përkujdesjen e fëmijëve derisa janë në punë), megjithatë, ata nuk mund t’i përcaktojnë shkaqet e vërteta për atë se kush e pengon hapjen e kësaj çerdheje. Përgjigjet e këtilla duhet të kërkohen në adresë tjetër – nga institucionet kompetente, në rastin konkret nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Qeveria. Për fat të keq, teksti nuk i ofron mu këto përgjigje.

gradinka IlindenLinku deri te artikulli origjinal: Prindërit nga komuna e Ilindenit të revoltuar: Remenski nuk e nënshkruan aktvendimin për kryerje të veprimtarisë për çerdhen e re

Data dhe koha e publikimit: 15.05.2016

Data e recensionit: 16.05.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

VETËM NJË KËND

Artikulli i transmeton informatat në mënyrë selektive. Ai e paraqet vetëm reagimin e prindërve, të cilët fajin për atë se pse çerdheja e re akoma nuk është hapur ia hudhin ministreshës Remenski.

Do të donim ta informojmë publikun pë revoltën tonë të prindërve nga komuna e Ilindenit, për shkak të obstruksioneve të ministreshës dhe pengimit për përkujdesjen e fëmijëve të rinj, theksojnë prindërit nga komuna e Ilindenit.

Mirëpo, teksti nuk informon se më datë 7 prill të këtij viti, Qeveria në mbledhjen e saj i anuloi të gjitha aktvendimet që i kanë sjellë ministrat e LSDM-së në periudhën prej 11 nëntorit të vitit të kaluar deri më 7 prill të këtij viti, në mesine të cilave janë edhe aktvendimet e ministreshës për punë dhe politikë sociale. Ndoshta ky aktvendim nuk ka qenë në mesin e atyre që janë anuluar. Mirëpo, kjo nuk dihet për shkak se teksti nuk e ka bërë këtë verifikim – nuk ka deklaratë nga ministria përkatëse ose nga qeveria.

Poashtu, mungon deklarata e palës së interesuar – ministreshës Remenski, që ajo vetë të tregojë se a e ka nënshkruar aktvendimin, ose jo. E në qoftë se nuk e ka nënshkruar, t’i tregojë arsyet se pse nuk e ka bërë këtë.

Vetëm se, ky tekst as që ka pasur ndërmend ta paraqesë problemin nga të gjitha aspektet. Por, qëllimisht ta paraqesë fotografinë vetëm nga këndi i pushtetit, duke hedhur dru e gurë ndaj ministreshës Remenski.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button