Shumë pyetje, asnjë përgjigje

[Recension: Revoltë për shkak të hedhjes dhjetëminutëshe fishekzjarreve në Shkup]

Shumë pyetje dhe supozime, e asnjë përgjigje. Ky artikull gazetaresk, i cili njëkohësisht është edhe propozimi i një lexuesi të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”, publikut nuk i ofron asgjë përveç komenteve.

Револт поради десетминутниот огномет во Скопје А1онLinku deri te artikulli origjinal: Revoltë për shkak të hedhjes dhjetëminutëshe fishekzjarreve në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 13.05.2016

Data e recensionit: 16.05.2016

Recensues: Аna Anastasovska

INFORMATË E MANGËT

Теskti që e kemi para nesh informon në mënyrë të mangët për hedhjen e fishekzjarrve që u në orën 22, në mbrëmjen e së premtes (13 maj 2016), që i shqetësoi banorët e komunës së Karposhit, veçanërisht ata që jetojnë në afërsi të “City mall”-it. Në fillim artikulli njofton se:

“Shumë qytetarë, veçanërisht banorë të Karposhit ishin të shqetësuar dhe të revoltuar nga hedhja e madhe e fishekzjarreve, që u dëgjua në gjithë Shkupin. Sipas qytetarëve që shkruajnë në rrjetet sociale, shkak për këtë ishte hapja e qendrës së re të një banke në lagjen e Karposhit.

Sonte u mbyllën dy rrugë në Karposh për shkak të hapjes së qendrës së re të bankës, me arsyetimin se janë ftuar mysafirë të lartë nga politika, dhe disa minuta më vonë filloi hedhja e fishekzjarreve që zgjati rreth dhjetë minuta dhe që i shqetësoi qytetarët.”

Mirëpo, teksti nuk u jep informatë të plotë lexuesve. Prej tij nuk mund të kuptohet se për cilën bankë bëhet fjalë dhe ku saktësisht është hapur qendra e re e saj.

Edhe pse teksti u referohet reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale, mirëpo ky është burimi i vetëm në të cilin bazohet ai. Informatat e fituara nuk janë verifikuar së paku edhe nga një burim.

Në publikimin e një televizioni, nga i cili, që të sigurojnë informatë për hedhjen e fishekzjarreve që zgjati pothuajse gjysmë ore, janë paraqitur në Shërbimin e zjarrfikësve në Shkup, informata është mbështetur edhe me një burim tjetër. Për këtë televizion, nga Shërbimi i zjarrfikësve kanë deklaruar:

“Bëhet fjalë për hedhje të fishekzjareve nga Banka Prokredit, e cila sonte ka pasur manifestim te City Mall-i në Karposh 4.”

Mirëpo, në artikullin që e recensojmë, në vend të përgjigjeve dhe informatave konkrete, ka komente dhe pyetje:

“Mbetet e paqartë pse banorët e Shkupit janë të detyruar t’i durojnë ahengjet private ose afariste dhe me çfarë të drejte mbyllen rrugët për shkak se ndonjë politikan duheshka të shkojë në hapjen e ndonjë banke?”

Kuptohet se kjo do të mbetet e paqartë nëse nuk kërkohen përgjigje nga institucionet kompetente!

Është detyrë e gazetarëve të pyesin dhe të parashtrojnë pyetje në vendin e vërtetë. Bil edhe sikur të mos marrin përgjigje, kjo duhet të theksohet që të shihet se është kërkuar qëndrimi i tyre.

Ky tekst ka tentuar të informojë për ngjarjen, mirëpo si duket e ka pasur më lehtë “ta kthejë pllakën” dhe të komentojë.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button