Dunja Mijatoviq informohet për presionin ndaj mediave

Shoqata e gazetarëve dhe sindikata e gazetarëve në takimin  me përfaqësuesen e OSBE-së? për mediumet, Dunja Mijatoviq, kanë shprehur shqetësimin e tyre për fushatën qeveritare duke konstatuar se qeveria pengon mediumet, ndërsa në procesin e  ndarjes së?kampanjës qeveritare nuk ka transparencë?.

Shoqata e gazetarëve ka shprehur shqetësimin në biseda me Mijativiq se gjatë periudhës së? zgjedhjeve,  praktikat me fushatat qeveritare të cilët janë? jo transparente mund  të jenë edhe më? agresive.

 Nga Shoqata e Gazetarëve, thonë se janë munduar që ta aktualizojnë çështjen e gazetarit Tomisllav Kezharovskit. Në takimin  me përfaqësuesen e OSBE-së,  për mediumet,  Dunja Mijatoviq është informuar edhe për ligjin për atë  media dhe se puna e Ministrisë? për Shoqëri Informatike, nuk është që t’i numërojë shoqatat gazetareske.
 
Dunja Mijatoviq, sot duhet të? takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministrin e e shoqërisë? informatike Ivo Ivanovski.
 
Kryetarja e Sindikatës së gazetarëve dhe punëtorëve medial, Tamara Causidis, në biseda me Mijatoviqin, ka theksuar varshmërinë? ekonomike të gazetarëve, thyerjen e të? drejtave të? Sindikatës dhe presionin ndaj mediave nga qendrat e forcës.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button