Ja si e festoi Leicester titullin kampion (FOTO)

Kampionët e Ligës Premier angleze, Leicester City, kanë parakaluar në rrugët e qytetit duke festuar së bashku me tifozët titullin e parë kampion të këtij kampionati 132 vite pas krijimit, njofton TCH.

Në fillim të kampionatit kjo skuadër kishte një koeficient 5000 që mund të fitonte kampionatin në bazë të parashikimeve, ndërkohë që e mbylli sezonin 10 pikë më tepër se Arsenali i vendit të dytë, duke fituar 23 nga 38 ndeshjet e sezonit.

Ndërkohë sulmuesi i Leicester, Vardy është golashënuesi i dytë i këtij kampionati me një gol më pak se sa fituesi i “Këpucës së Artë” Harry Kane i Totenham-it që shënoi 25 gola.

I gjithë suksesi i kësaj skuadre ishte i projektuar nga trajneri italian Klaudio Ranieri, i cili ka falënderuar skuadrën për kurajën dhe shpirtin që dhanë në fushën e lojës.

leicester 1leicester 2leicester 3leicester 5leicester 6leicester 7leicester 10leicvester 4liecester 8liecester 9

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button