Test psikologjik: Je duke ecur në pyll dhe befas…

Mendoni sikur jeni në një pyll apo xhungël. Befas shikoni një kasolle.

1. E shmangni, trokisni në derë apo thjesht hyni brenda?

Mendoni sikur jeni brenda në kasolle.

2. Atje ka 20 qirinj, sa prej tyre do të ndizni?

3. Shikoni një tavolinë. Është rrethore apo katrore?

4. Sa karrige ka rrotull saj?

5. Mbi tavolinë ka një kanë. Prej çfarë materiali është?

6. Sa ujë ka brenda në kanë?

Dilni nga kasollja dhe vazhdoni ecjen

7. Arrini në një ujëvarë shumë të bukur. Sa e vrullshme është?

8. Sa mjelma ka pranë ujëvarës?

Domethënia

1. Nëse e shmangni kasollen nuk jeni gati për një lidhje. Ndërsa nëse trokisni dhe nëse futeni brenda jeni gati për një të tillë.

2. Kjo pyetje ka të bëjë me bujarinë tuaj. Sa më shumë qirinj të ndizni aq më shumë bujarë jeni.

3. Tavolina rrethore tregon që jeni elastikë, ndërsa katrorja që jeni këmbëngulës.

4. Karriget tregojnë se sa mikpritës jeni. Sa më shumë, aq më mirë!

5. Ka të bëjë me materialin e zemrës suaj.

6. Masa e ujit tregon dashurinë që keni për partnerin apo partneren.

7. Vrulli i ujëvarës tregon për libido tuaj.

8. Numri i mjelmave tregon se sa miq të mirë keni.

 

Burimi: Revista Class

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button