Shaqiri dhe Xhaka te Kosova? Ja përgjigjja e FIFA-s

Futbollistët kosovarë të Zvicrës mund të luajnë për Kosovën.

Kjo është përgjigjja që i ka dhënë FIFA gazetës zvicerane “Blick”.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka konfirmuar përmes një përgjigje elektronike për gazetën zvicerane se kosovarët e Zvicrës kanë të drejtë legjitime për të luajtur për Kosovën, nëse ata duan, përcjellë “Lajmi.net”.

Me kërkesën eventuale të ndonjë kosovari të Zvicrës për të ndërruar përfaqësuesen, do të merrej Komisioni i Statusit të Lojtarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button