Stamboll, 4 persona të plagosur nga një shpërthim

Katër persona u plagosën në orët e vona të së dielës nga një shpërthim afër një mbikalimi në lagjen Maltepe të Stambollit, raporton Anadolu Agecny (AA).

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një lëndë shpërthyese artizanale e cila shpërtheu në momentin kur po kalonin dy persona me automjet në një nënkalim, ndërsa dy të tjerët ishin duke pritur taksi në trotuar.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa makina që ishin në afërsi.

Policia ka nisur një hetimet mbi incidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button