Zjarr në Çarshinë e Shkupit, dëmtohet një pjesë e xhamisë Murat Pasha

Pas mesnate në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka shpërthyer zjarr me ç’rast tërësisht është djegur një shitore si dhe disa të tjera janë dëmtuar. Nga përhapja e zjarrit është djegur edhe një pjesë e Xhamisë së Murat Pashës. 

Në vendngjarje kanë arritur menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe kanë parandaluar përhapjen e mëtejme të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Back to top button