Shembull shkollor për dezinformim

[Recension: LSDM-ja e pranoi se nuk e ka mbështetjen e popullit se përsëri iku nga zgjedhjet]

Teksti me titull “LSDM-ja e pranoi se nuk e ka mbështetjen e popullit se përsëri iku nga zgjedhjet”, paraqet shembull shkollor për atë se si dezinformohet publiku. Ky material pohon se LSDM-ja u ik zgjedhjeve për shkak të rejtingut të ulët, ndërsa e anashkalon shkakun e vërtetë për këtë vendim, të cilin lideri i opozitës, Zoran Zaev, e theksoi në konferencën për shtyp më 6 prill. Atëherë ai theksoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor, për shkak se “VMRO-DPMNE-ja e prish Marrëveshjen e Përzhinës, gjegjësisht nuk ka listë të pastruar zgjedhore, medie të reformuara me çka nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike”.

rejtingLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e pranoi se nuk e ka mbështetjen e popullit se përsëri iku nga zgjedhjet

Data dhe koha e publikimit: 12.05.2016

Data e recensionit: 12.05.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

VLERËSIME PAUSHALLE

Artikulli u referohet anketave të “institucioneve relevante” dhe pa e potencuar konkretisht se për cilat agjenci bëhet fjalë, thotë se ato gjoja, “ia kanë bërë me dije Zaevit se zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, do të jenë edhe humbja e dhjetë për ta”.  Dhe kjo thekstohet si shkaku “kryesor” pse LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, që është një dezinformatë dhe zhvendosje e vëmendjes së publikut nga shkaqet kryesore për mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Mospjesëmarrja në zgjedhje, vetëvetiu nuk nënkupton pranim të mungesës së mbështetjes nga populli, por në rastin konkret edhe shprehje e mosbesimit ndaj institucioneve se në këtë moment mund të organizojnë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Pastaj, duke i prezantuar rezultatet e këtyre hulumtimeve “misterioze” të mendimit publik si qindpërqind të sakta dhe relevante, teksti bën interpretime paushalle të rejtingjeve të dy partive (LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së), duke e lartësuar me këtë rast partinë në pushtet.

“Kështu, qytetarët e dënuan skenarin e errët dhe sjelljen destruktive të LSDM-së. Nga ana tjetër, rejtingu i partisë në pushtet akoma është më i larti dhe vazhdon të rritet. Populli ka besim te VMRO-DPMNE-ja për shkak se në atë parti e vëren dhe e mbështet politikën patriotike dhe ekonominë e cila jep rezultate të mëdha.”

Që të përforcohet përshtypja se VMRO-DPMNE-ja gëzon mbështetje të madhe në mesin e popullit, në ndihmë thirren edhe ekspertët “virtualë”. Kuptohet, këta analistë të paemërtuar, aspak nuk janë të befasuar nga “rezultatet” e anketave dhe parashohin:

“…se LSDM-ja nuk ka mundësi as t’i afrohet rejtingut të lartë të VMRO-DPMNE-së në afat të mesëm, e ka shumë gjasa që kjo të mos ndodhë as në afat të gjatë”,

edhe pse mjaft diskutabile se sa ka mundësi që një anketë të jetë masë për popullaritetin që e gëzon ndonjë parti politike. Ndërsa, praktika ka treguar edhe se rezultatet e anketave relevante lexohen krejtësisht ndryshe, varësisht nga simpatitë ose mbështetja e medieve të caktuara ndaj ndonjë opcioni politik. Ka shembuj, kur rezultatet e njëjra nga një agjenci relevante janë interpretuar në mënyrë të ndryshme, varësisht sa nga cila anë “fryn era”.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button