Policia e Sarandës asgjëson mbi 9.800 bimë narkotike

Policia e Sarandës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 9.841 bimë narkotike të llojit canabis sativa, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në fshatin Ninat – Bashkia Konispol, janë asgjësuar 5.841 bimë narkotike, në fshatin Livadhja janë gjetur dhe asgjësuar 4.000 bimë narkotike. Ndërkohë është bërë asgjësimi i tyre me djegie”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Policia ka bërë të ditur se po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të bimëve narkotike

Ndërkohë Policia kufitare në Durrës ka sekuestruar 5.5 kilogram lëndë narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa dhe ka arrestuar në flagrancë dy persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button