Genta më pranë fansave

Është pagëzuar me emrin vullkan i skenës. E ky epitet më të drejtë i takon këngëtares Genta Ismajli e cila me çdo paraqitje të saj në skenë vjen si një vullkan i vërtet.

E ndonëse angazhimet e saj janë të fokusuara në përmbledhjen e dekadës së saj në karrierë, menaxheri i këngëtares Adem Rramadani ka treguar se përveç të ‘Dekadën e Gentës, këngëtarja po punon edhe në prurje të reja.

“Momentalisht Genta është e fokusuar në ‘Dekadë’, në promovimin e dhjetë vjetorit të karrierës së saj. Por është duke punuar edhe në një këngë të re. Por nuk do të doja të zbuloja më shumë. Pasi që kënga është ende në proces të punës. Kur do të vijë koha e publikimit të gjithë fansat do ta marrin vesh”, ka thënë Ademi, duke shtuar se kjo këngë për fillim do të vijë vetëm në versionin audio./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button