Tetovë, vetura e përplasë policin e trafikut

Një polic nga Tetova, dje në rrugën “Marshall Tito” është shkelur nga vetura e tipit “Ford Mondeo” gjatë tentimit për ta ndaluar. Me veturën ka drejtuar J.K.(35) nga Tetova, i cili fillimisht ka ikur nga vendngjarja, pastaj është kapur dhe është arrestuar nga ana e forcave policore.

Polici është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore. Po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button