Mali i Zi: Asnjë milimetër tokë nuk ia morëm Kosovës

Mali i Zi ka deklaruar se për ta, çështja e kufirit me Kosovën është punë e kryer.

Podgorica zyrtare është shprehur se beson se demarkacioni me Kosovën është në rregull dhe se nuk është marrë asnjë milimetër tokë e Kosovës.

“Është po e njëjta vijë kufitare që ka ekzistuar  që në kuadër të ish Jugosllavisë. Atëherë ishin kufij administrativ ndërsa sot shtetërorë”, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Nga ana tjetër, ndonjë parregullsi me kufirin e mohon edhe Milan Paunoviq, shef i menaxhimit të integruar të kufijve  dhe pikave kufitare.

“Absolutisht nuk është e vërtetë se Mali i Zi i ka marrë tokë Kosovës. Pas tre vjetësh bisedime dhe 16 mbledhjeve, Komisioni për Kufirin në mes të dy shteteve ka dhënë pëlqimin se çdo milimetër në mes të dy shteteve dhe me nënshkrimin  ka garantuar se çdo gjë është në përputhje me rregulloren…”, ka thënë Paunoviq, shkruan sot gazeta Zëri.

Ai ka deklaruar se kufiri është përcaktuar me parim të vitit 1974 dhe se nuk do të komentonte mosmarrëveshjet e opozitës në Kosovë sepse sipas tij, kjo është çështje e brendshme e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button