“Islami dhe terrorizmi”

Padyshim se Islami si fe është vazhdimësi e besimit që e predikuan të Dërguarit e Zotit prej njeriut të parë Ademit alejhi selam e deri te Profeti i fundit, Muhamedi alejhi selam.

Fjala Islam rrjedh nga gjuha arabe që do të thotë “paqe” por fatkeqësisht në kohën tonë fenomenin e Islamit në të shumtën e rasteve mundohen të prezantojnë si fe e injorancës, e prapambeturish apo anti- njerëzore , portretizimi i Islamit nga disa media shpeshherë mashtron ata që kanë njohuri të pakta për fenë Islame dhe i shtynë të mendojnë negativisht , mirëpo Islami është fe e paqes, e sigurisë dhe jo e dhunës sepse Allahu në librin e Tij thotë “ne fe nuk ka dhune” kurse Profeti në një citat thotë”duaj për të tjerët atë që e do për veten tënde dhe ti atëherë do të jesh një musliman i mirë”.

Islami dhe muslimanët anekënd botës po shtypen, po torturohen, po burgosen dhe po etiketohen me terme ekstreme, mirëpo kjo vjen nga ata të cilët frikohen nga zhvillimi i Islamit dhe muslimanëve dhe merren me shpifje të ndryshme duke krijuar strategji të cilat mbjellin panik në botë, Islamin e konsiderojnë si burim kryesor të dhunës , gjenocideve apo terrorit, mirëpo Islami është kundërshtari më i madh i terrorizmit, terrori është një fenomen i shëmtuar të cilin po mundohen t’ia veshin Islamit dhe muslimanëve.

Terrorizmi rrjedh nga fjala franceze që u përdor në fund të shek. XVIII që do të thotë “dhunë e paramenduar ndaj masës jo- luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik”, terrori në vetvete nuk është vetëm një krim, në të përfshihen edhe pesë krime tjera :

  1. Një terrorist kryen krim kundër Krijuesit.
  2. Një terrorist kryen krim kundër individëve të veçantë ndaj të cilëve është adresuar terrori.
  3. Një terrorist kryen krim kundër vetes .
  4. Një terrorist kryen krim kundër njerëzimit.
  5. Një terrorist kryen krim kundër komunitetit pjesëtar i të cilit është.

Në kohën e fundit imediat botërore zënë vend të rëndësishëm në çështjen e terrorit dhe këtu bëhet një betejë e ashpër e mediave kundër Islamit çdo akt terrorist që ndodh mundohen ta paraqesin si islam radikal sikurse Islami lejon sulmet në vende publike , lejon shkatërrimet e qyteteve apo lejon mbytjen e njeriut, mirëpo nuk është kështu sepse në këtë sferë Islami ka një parim “kush mbyt një njeri sikur ka mbytur tërë njerëzimin”.

Obligim kryesor i bartësve të Islamit sot në këtë kohë të zhvillimit teknologjik është që në mënyrë precize t’i qasen Islamit duke e studiuar e duke i praktikuar të gjitha porositë e tij në jetën e përditshme dhe duke e prezantuar Në atë frymë të kohës dhe vendit dhe në këtë mënyrë të japim kontribut në prezantimin dhe shpjegimin e Islamit në të gjitha qarqet si atë shkencore , shoqërore dhe filozofike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button