Turqi, ngritet hetim kundër kryetarit të CHP-së opozitare

Prokuroria në Ankara ka ngritur hetim kundër kryetarit të Partisë opozitare Popullore Republikane (CHP) Kemal Kilicdaroglu për deklaratën në të cilën, sipas prokurorisë, ka elemente të veprës penale lidhur me nxitjen e dhunës, raporton Anadolu Agency (AA).

Hetimi është ngritur për shkak të deklaratës së Kilicdaroglua lidhur me paralajmërimin e vendosjes së sistemit presidencial në Turqi, ku tha se “sistem të tillë presidencial nuk mund të vendoset në këtë vend pa derdhur gjak”.

Siç mëson AA, Prokuroria ka ngritur hetim menjëherë pas dhënies së lajmeve ku përmbanin deklaratën e lartpërmendur, ndërsa lidhur me shkeljen e Kodit Penal të Republikës së Turqisë, pika 214 “Nxitja e dhunës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button