Kallëzim penal për vrasje të fëmijës për shkupjanen 23 vjeçare

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër 23 vjeçares T.I. nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale “vrasje të fëmijës gjatë lindjes”.

Ajo në muajin e 7­-të ose të 8-të të shtatzënisë është nisur në shëtitje të diplomimit, por në vendkalimin kufitar Tabanoc derisa priste për kontroll të pasaportave ka ndjerë dhimbje të fuqishme pas çka ka lindur në tualet dhe e ka hedhur foshnjën e sapolindur në koshin për mbeturina. Pastaj është kthyer në autobus dhe e ka vazhduar udhëtimin.

Pasi nga personeli i vendkalimit kufitar është gjetur trupi i fosnjës, ngjarja është paraqitur në SPB Kumanovë dhe pas hetimit intensiv është kontaktuar me organizatorët e shëtitjes, ndërsa vajza është dërguar në Klinikën gjinekologjike në Pragë ku i është dhënë ndihmë mjekësore.

Pas përfundimit të shëtitjes më 18 prill në vendkalimin kufitar është arrestuar dhe dërguar në ekspertizë shtesë mjekësore. Gjatë hetimit është konstatuar se pa marrë parasysh datën e shtatzënisë, foshnja e sapolindur e cila ishte lindur e gjallë, do të jetonte nëse do të kishte lindur në kushte të duhura spitalore. Për shtatzëninë nuk kanë ekzistuar të dhëna se paraprakisht ajo ishte kontrolluar në mjek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button