Nishani: Kroacia do ta përcjellë zërin e rajonit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ndodhur në një vizitë zyrtare në Kroaci, është takuar me homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe me kryeministrin e vendit Tihomir Oreshkoviq.

Në të dy takimet, sipas televizioni Top-Chanell kryefjala ka qënë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Presidentin Nishani tha se Kroacia konsiderohet si vendin që mund të përcjellë shpirtin, zërin dhe problematikat e rajonit në Bashkimin Evropian.

Jashtë temës së diskutimeve nuk mbeti as kriza e refugjatëve, ku të dy Presidentët u shprehën në favor të një zgjidhje evropiane të çështjes së refugjatëve, duke garantuar kontributin e secilit vend në këtë zgjidhje.

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Kroaci, presidenti Nishani i shoqëruar nga homologia e tij kroate, ishin të pranishëm në hapjen e punimeve të Forumit Ekonomik Kroaci-Shqipëri, i cili kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button